Knauf Weltmarktführer in Gipsplatten      
 
Faqja e parë
Hyrja | Kontakti | Struktura e Faqes

Kemi krijuar nje liste me pyetjet me te shpeshta sebashku me pergjigjen perkatese..

  Nëse nuk gjeni pyetjen e duhur ne listen e meposhtme ju lutemi te na kontaktoni me telefon, fax ose email.
  1. Çfare eshte është pllaka e impregnuar?
  2. Në çfarë rasti përpunimi i bashkimeve realizohet me Uniflott dhe kur me Fugenfüller?
  3. Cili shirit fugëmbulues përdoret gjatë përpunimit të bashkimeve me Fugenfüller?
  4. Si duhet të përpunohen bashkimet në mes të murit ndarës Knauf me sipërfaqe të murit të suvatuar?
  5. A është e mundur që në muret e suvatuara të ngjiten pllakat e gipsit (suvatim i thatë)?
  6. A është e mundur që pllakat Knauf të ngjiten në pjerrtësinë e tavanit?
  7. A është e mundur që në pllakat Knauf të vendoset një pikturë?
  8. A ekziston mundësia që pllakat Knauf të suvatohen?
  9. Cilat pllaka aplikohen për mbrojtje kundër zjarrit në tavane dhe nënçati?
  10. Cili mur ndarës Knauf preferohet për përpunimin e murit ndarës në banesë apo shtëpi?
  11. Cila është distanca e standardizuar e profileve CW gjatë punimit të një muri ndarës?
  12. Si duhet të punohen muret ndarëse në banjo?
  13. Si montohet lavamani në mur ndarës?
  14. A është e nevojshme që gjatë montimit të një muri ndarës me veshje dyshtresore të trajtohen fugat e shtresës së parë?
  15. Në çfarë gjatësie prodhohen profilet CD?
  16. Sa është distanca minimale ndërmjet tavanit masiv dhe tavanit të lëshuar ma nënkonstruksion metalik?
  17. Si mund të mënjanohet dukja e bashkimeve në tavan të lëshuar në rastin kut kemi ndriçim të fortë ansorë?
  18. Si përdoren mbajtësit Nonius te tavanet e lëshuara me nënkonstruksion metalik?
  19. Deri në çfarë rreze mund të formësohet pllaka me trashësi 12,5mm?
  20. Në çfarë bazamenti mund të vendoset estrihu i thatë Knauf?
  21. A vendoset estrihu I thatë Knauf në ambiente me lagështi?
  22. A është e mundur që mbi shtresën e estrihut të thatë të vendoset muri ndarës?
  23. Si është e mundur që shtyllat dhe trajet e çelikut të mbrohen nga zjarri?
  24. Çfarë përmirsimi në aspektin e zëizolimit mund të arrihet me veshje të murit të vendosur para murit ekzistues?
  25. A është e mundur që pllakat e impregnuara mund të përdoren si bazament për pllaka të qeramikës në object ku kemi banjo/tushe kolektive?
  26. Çfarë lyerje bazike përdoret në pllakt Knauf para vendosjes së suvasë minerale?
  27. Cilat pllaka përdoren për veshje të strehës së kulmit apo mureve të jashtme?
  28. Kur është i nevojshëm aplikimi i paralyerjes Grundiermittel?
  29. Kur është i nevojshëm aplikimi i paralyerjes Tiefengrund?
  30. Kur është i nevojshëm aplikimi i paralzerjes Betokontakt?
  31. Çka është Flächendicht?


    Çka është pllaka e impregnuar?
    Pllaka e impregnuar Knauf është pllakë gipsi e dedikuar për ambiente me lagështi: banjo, kuzhina etj. Karakterizohet me sasi të vogël të thithjes së lagështisë, e që është rezultat i impregnimit të thellë të gipsit në brendi të pllakës si dhe impregnimit të letrës në sipërfaqe.

    Në çfarë rasti përpunimi i bashkimeve realizohet me Uniflott dhe kur me Fugenfüller?
    Të dy këto materiale përdoren në kushte të njëjta. Gjatë përpunimit të bashkimeve të pllakave me materialin Fugenfüller është I obligueshëm përdorimi I shiritit fugëmbulues, ndërsa për përpunimin e brinjëve gjatësorë të pllakave mund të përdoret Uniflott pa shiritin fugëmbulues.

    Cili shirit fugëmbulues përdoret gjatë përpunimit të bashkimeve me Fugenfüller?
    ¨shtë I lejuar përdorimi I shiritit prej letre, rrjetës ose shiritit prej fibër qelqi. Përparsi e shiritit letër është thjeshtësia dhe siguria gjatë përpunimit si dhe fortësia në tërheqje gjatësore; përdoret për përpunim të bashkimeve si dhe këndeve të jashtme ose të brendëshme të pllkave Knauf.
    Shiriti rrjetë është shiriti fugëmbulues më praktik dhe I cili përdoret më së shpeshti. Këtu duhet patur parasysh që bashkimet ndërmjet pllakave të jenë plotvsisht të mbushura me me material për fugim.
    Shiriti prej fibërqelqi përdoret me zgjidhjet në mbrojtje kundër zjarrit.

    Si duhet të përpunohen bashkimet në mes të murit ndarës Knauf me sipërfaqe të murit të suvatuar?
    Në situata të tilla, si në rastin e bashkimeve me beton, dru apo çelik nuk është i lejuar mbulimi I fugave mbi të dy sipërfaqet. Para montimit të pllakave Knauf është e nevojshme që në sipërfaqen e suvatuar të ngjitet shiriti vetëngjitës përgjatë vendit I cili preket me pllakë. Pas montimit të pllakave, këndet e pllakave Knauf mbushen me Fugenfüller porse shiriti fugëmbulues vendoset vetëm në pllakë. Pjesa e shiritit vetëngjitës e cila del mbi pllakën e gipsit prehet me anë të thikës.

    A është e mundur që në muret e suvatuara të ngjiten pllakat e gipsit (suvatim i thatë)?
    Suvatimi ekzistues duhet të jetë në gjendje të mirë, me aftësi bartëse, I fortë dhe I thatë si dhe nuk guxon të grimcohet. ¨shtë e nevojshme që të pastrohen të gjitha vendet e dëmtuara, fryerjet, lyerjet e vjetra dhe papastërtitë tjera nga suvatimi I vjetër.

    A është e mundur që pllakat Knauf të ngjiten në pjerrtësinë e tavanit?
    Suvatimi I thatë – ngjitja e pllakave Knauf është e lejuar vetëm në sipërfaqe vertikale sikurse janë muret. Nuk është asesi e lejuar ngjitja në tavan ose pjerrtësi të çatisë!

    A është e mundur që në pllakat Knauf të vendoset një pikturë?
    Përforcimi I objekteve dhe peshave në muret Knauf realizohet me upa për mure të zbrazëta. Aftësia bartëse varet nga lloji I upës dhe trashësia e veshjes me pllakë gipsi. P.sh. aftësia bartëse e një upe prej PVC me veshje njështresore me pllakë 12,5mm Knauf është 20kg, ndërsa me veshje dyshtresore 2x12,5m një upë metalike mban 50kg.

    A ekziston mundësia që pllakat Knauf të suvatohen?
    Knauf në programin e tij ofron një mori materialesh minerale të gatshme dhe të kualitetit të lartë të cilat mund të përdoren për pllaka të gipsit. Për përdorim të suvave tjera është mirë që të shiqohet udhëzimi I prodhuesit.

    Cilat pllaka aplikohen për mbrojtje kundër zjarrit në tavane dhe nënçati?
    Knauf pllakat zjarrqëndruese të tipit F, me trashësi 12,5mm dhe 15,0mm: për mbrojtje kundër zjarrit prej 30 minutash është e nevojshme veshja e dyfishtë me pllaka zjarrqëndruese me trashësi prej 12,5mm, dhe për mbrojtje kundër zjarrit prej 60 minutash është e nevojshme veshja e dyfishtë me pllaka zjarrqëndruese me trashësi prej 15,0mm.

    Cili mur ndarës Knauf preferohet për përpunimin e murit ndarës në banesë apo shtëpi?
    Për mur ndarës në banesë apo shtëpi është i mjaftueshëm muri Knauf me një nënkonstruksion, me nga një pllakë me trashësi prej 12,5mm ose 15,0mm në çdo anë të murit. Hapsira e zbrazët e murit duhet të mbushet me pambuk mineral me trashësi prej 50mm. Trashësia e materialit izolues në asnjë rast nuk guxon të jetë më e madhe se zbazëtira e murit.

    Cila është distanca e standardizuar e profileve CW gjatë punimit të një muri ndarës?
    Profilet e murit vendosen në distancë standarde prej 62,5cm tek pllakat me gjërësi prej 125,0cm.

    Si duhet të punohen muret ndarëse në banjo?
    Janë të mundura dy variante të realizimit: profilet e murit vendosen në distancë standarde prej 62,5cm dhe veshen me dy shtresa pllakash; apo veshje me një shtresë pllakash 12,5mm mirëpo distanca e profileve të murit duhet të zvoglohet në 41,7mm. Për veshje përdoren pllakat e impregnuara Knauf, dhe para se të vazhdohet me ngjitje të pllakave të qeramikës sipërfaqja duhet të lyhet me Knauf Tiefengrund.

    Si montohet lavamani në mur ndarës?
    Për një montim të qëndrueshëm dhe të sigurtë të lavabosë dhe elementeve të tjera sanitare aplikohen mbajtës special me zinktim të parafabrikuar të cilët montohen së bashku me profilet mbajtëse.

    A është e nevojshme që gjatë montimit të një muri ndarës me veshje dyshtresore të trajtohen fugat e shtresës së parë?
    Kur është nevoja për një izolim më të mirë zanor si dhe mbrojtje kundër zjarrit duhet të mbushen edhe bashkimet e shtresës së parë të pllakave.

    Në çfarë gjatësie prodhohen profilet CD?
    Profilet Knauf CD prodhohen në gjatësi të ndryshme standarde prej 2600 deri 4000 mm.

    Sa është distanca minimale ndërmjet tavanit masiv dhe tavanit të lëshuar ma nënkonstruksion metalik?
    Gjatë montimit të nënkonstruksionit të dyfishtë ose nënkonstruksionit të kryqëzuar nga çeliku prej profileve CD 60x27mm me tel dhe tel për ankerim është e nevojshme që lartësia minimale të jetë 160mm. Gjatë veshjes me varëse direkte lartësia është 50mm. Trashësia e pllakës është e parashikuar me masat e dhëna.

    Si mund të mënjanohet dukja e bashkimeve në tavan të lëshuar në rastin kur kemi ndriçim të fortë ansorë?
    Në rastin e kërkesave më të larta në aspektin e estetikës së ambientit, është e nevojshme që para procesit të ngjyrosjes, e gjithë sipërfaqja të trajtohet me Knauf Grundiermittel në mënyrë që të bëhet barazimi i aftësisë thithëse të fugave dhe letrës. Në rastin e kërkesave për sipërfaqe ideale të lëmuara preferohet patinimi me Knauf Readyfix apo Knauf Finish Pastös.

    Si përdoren mbajtësit Nonius te tavanet e lëshuara me nënkonstruksion metalik?
    Kur tavani i lëshuar ka peshë më të madhe ose duhet të mbajë trupa ndriques të rëndë, instalime të ndryshme etj., si dhe në mbrojtje nga zjarri i zbrazëtirës ndërmjet dy tavaneve.

    Deri në çfarë rreze mund të formësohet pllaka me trashësi 12,5mm?
    Pllakat Knauf me trashësi prej 12,5mm mund të formësohen me trajtim të thatë në një rreze prej 2,75m. Nëse rrezja e kërkuar është më e vogël se 1,0m, pllakat duhet të lagen dhe të formësohen me ndihmën e shabllonit. Montimi realizohet prej momentit të tharjes së plotë të pllakës.

    Në çfarë bazamenti mund të vendoset estrihu i thatë Knauf?
    Estrhu I thatë Knauf mund të vendoset në bazamente prej betoni, druri apo metali. Para vendosjes së pllakave Vidifloor, bazamenti duhet të rrafshohet me granulat të thatë perliti apo me rërë të thatë, ndërsa pjesët të cilat nuk janë të rrafshuara deri në 15mm, mund të rrafshohen me masë vetëniveluese.

    A vendoset estrihu I thatë Knauf në ambiente me lagështi?
    Në bazament të pregaditur estrihu i thatë Knauf mund të vendoset edhe në banjo. Para vendosjes së dyshemesë finale (p.sh. pllaka të qeramikës) është e nevojshme që dyshemeja dhe bashkimet me murë të mbrohen me lyerje hidroizoluese Knauf Flächendicht me përdorim të shiritit hidroizolues Flächendichtband. Dimensionet maksimale të lejuara të pllakave të keramikës janë 30x30cm.

    A është e mundur që mbi shtresën e estrihut të thatë të vendoset muri ndarës?
    Për shkak të peshës së vogël të mureve ndarëse Knauf është e mundshme vendosja mbi shtresën e estrihut të thatë.

    Si është e mundur që shtyllat dhe trajet e çelikut të mbrohen nga zjarri?
    Thjeshtë dhe arsyeshëm me pllaka Knauf – Fireboard. Trashësia e veshjes dhe numri i duhur i bashkimeve të pllakave varet nga materiali dhe aplikimi; është e mundur që të arrihet mbrojtja nga zjarri në kohëzgjatje prej 30 deri 180 minuta.

    Çfarë përmirsimi në aspektin e zëizolimit mund të arrihet me veshje të murit të vendosur para murit ekzistues?
    Si një parametër përmirsimi i zëizolimit parashihet 12 – 15 dB. Përmirsimi I mbrojtjes varet nga muri ekzistues si dhe prej mënyrës së realizimit të veshjes së murit. Duhet patur parasysh në rrugët anësore të përcjelljes së zërit.

    A është e mundur që pllakat e impregnuara mund të përdoren si bazament për pllaka të qeramikës në object ku kemi banjo/tushe kolektive?
    Në këtë rast nuk përdoren materiale të prodhuara nga gipsi. Preferohet aplikimi i pllakave speciale prej qementos së armuar Aquapanel me trashësi prej 12,5mm.

    Çfarë lyerje bazike përdoret në pllakt Knauf para vendosjes së suvasë minerale?
    Lyerje impregnuese Knauf Putzgrund.

    Cilat pllaka përdoren për veshje të strehës së kulmit apo mureve të jashtme?
    Pllaka e qementos Aquapanel është 100% e rezistueshme ndaj ujit dhe përdoret për të gjitha rastet e veshjeve në ambient të jashtëm. ¨shtë i mundshëm edhe përdorimi i pllakave Vidiwall mirëpo vetëm me rastin e përdorimit të Thermosystem fasadës (kontakt fasadë).

    Kur është i nevojshëm aplikimi i paralyerjes Grundiermittel?
    Paralyerja Grundiermittel përdoret para ngjitjes së pllakave Knauf në bazamente me aftësi thithëse të lartë apo si paralyerje për pllaka Knauf para lyerjes përfundimtare.

    Kur është i nevojshëm aplikimi i paralyerjes Tiefengrund?
    Para ngjitjes së pllakave të qeramikës në pllaka Knauf bazamenti duhet të lyhet me Tiefengrund.

    Kur është i nevojshëm aplikimi i paralzerjes Betokontakt?
    Knauf Betokontakt është paralyerje me përbërje të rërës së kuarcit me të cilin trajtohen sipërfaqet me aftësi thithëse të dobët si p.sh. betonarmeja prej kallëpeve. Përdoret para ngjitjes së pllakave Knauf ose para procesit të suvatimit.

    Çka është Flächendicht?
    Flächendicht është emulsion special në bazë të kauçukut me të cilin mbrohen sipërfaqet e mureve dhe dyshemeve nën pllaka të qeramikës nga depërtimi i lagështisë (p.sh. tush kada në banjo). Përdoret në kombinim me Flächendicht shiritin për kënde.

A e keni gjetur përgjegjen tuaj?

Nëse nuk e keni gjetur përgjegjen në pyetjen tuaj, dergojeni pyetjen tuaj dhe shërbimi ynë teknik do të mundohet që të ju jap përgjegje sa më parë

 

 



  íàçàä



 
më tepër
 
                Knauf © 2008-2010