|
Për ta trajtuar sipërfaqen përdoret astari Knauf
Grundierung ose Knauf Tiefengrund. Paratrajtimi me astar
njëson aftësitë e ndryshme thithëse të kartonit dhe
sipërfaqes së stukuar, përmirëson aftësinë ngjtëse për
shtresat që do të përdoren në vijim dhe ofron një
mbrojtje shtesë kundër-lagështirës për pllakat ndërtuese.
Pllakat ndërtuese Knauf gjithashtu mund të suvatohen. Në
programin e produkteve Knauf ka një seri suva të gatshme
me vlera të larta, minerale. Para vendosjes së tyre,
pllakat paratrajtohen me astarin Knauf Putzgrund.
Në rastin e vendosjes së pllakave qeramike, të cilat
janë në kontakt me ujin e sprucuar (p.sh. këndet e
dusheve, për rreth vaskës), sipërfaqja duhet të mbrohet
në të gjithë sipërfaqen me izolues (p.sh. Knauf
Flächendicht).
Zonat ku kalojnë instalimet hidraulike dhe përgjatë
dyshemesë duhen paratrajtuar me silikon dhe para
vendosjes së pllakave qeramike të mbyllen me një
material izolues kundër ujit, elastiko-plastik (p.sh.
Silikon sanitar Knauf).
 |
 |
 |
|
Mbas lyerjes me
astarin Tiefengrund ne ambjentet në kontakt
me ujin kryhet... |
|
.…një lyerje e gjithë sipërfaqes
me izoluesin Knauf Flächendicht.
Seti izolues për dushet Knauf
Duschdicht-Set mjafton për
paratrajtimin e një kabine dushi |
|
|
Së fundi vendosen pllakat dhe
orienditë. |
|
|