Knauf      
 
Faqja e parë
Hyrja | Kontakti | Struktura e Faqes

Krijimi i fugave dhe finitura janë faktorët vendimtar për kualitetin e punës në ndërtimin e thatë. Në rast duhet të arrihet një sipërfaqe e mbyllur duhet të stukohen fugat, bashkimet e pllakave dhe kokat e vidave.

 

Stukimi i fugave duhet të kryhet vetëm me materiale të Knauf-it të destinuara për këtë proçes pune, mbasi në këtë mënyrë mund të garantohet një bashkim pa plasaritje dhe të lëmuar.

Në këtë mënyrë konstruksionet Knauf ofrojnë një sipërfaqe shumë të sheshtë dhe ideale për lyerje, veshje me tapete dhe pllaka majolike

 

Mbushja e fugave:

Fillimisht me anë të një shpatulle me doresë me kaçavidë mbushen fugat me Uniflott ose Uniflott të impregnuar dhe Materiali i tepërt mbas 45 minutash largohet. Stukohen gjithashtu edhe kokat e vidave.
Në rastin e stukimit me Fugenfüller fillimisht bëhet mbushja e fugave, vendoset shiriti garzë dhe më pas stukohet përseri duke bërë shtrirjen e materialit.
Cepat e dala mbrohen nga dëmtimet me ele këndore alumini, profil këndor plastik ose mbrojtëse këndesh.Alux.

Dora e dytë e shpatullimit mund të kryhet direkt mbas tharjes së stukos së dorës së parë. Me një shpatull të gjërë vendoset Knauf Uniflott ose Fugenfüller Leicht dhe bëhet shtrirja e materialit pa lënë mbrapa material. Të ngriturat e shpatullimit dhe disnivelet e vogla largohen (kujdes! Mos dëmtoni sipërfaqen e pllakës së gipsit). Për sipërfaqe të ekspozuar shumë ndaj dritës apo që janë nën shtresa të shkëlqyeshme, e gjithë sipërfaqja e pllakave duhet të patinohen në dorën e tretë me Knauf Readyfix.
  назад


                Knauf © 2008-2010