|
Një produkt, i cili është formuar nga
natyra
Një produkt, i cili është formuar nga natyra
Për ndërtimin e piramidave, egjyptianet kërkonin
një material, i cili i përgjigjej kërkesave të
tyre. Një produkt, i cili të formohej prej
elementëve bazë të natyrës dhe gjithashtu edhe
në të ardhmen të ruante përmbajtjen
Gipsi është një produkt shumë i pranueshëm për
organizmin
Ndërkohë kanë kaluar 5000 vjet dhe krahas
piramidave ekzistojnë edhe vepra të tjera arti
të vogla. Banesa e tyre është formuar nga ky
element i vlefshëm, i cili sot ashtu si edhe më
parë përdoret në mjekësi. Një shembull që tregon
që gipsi është një produkt shumë i pranueshëm
për organizmin. Ose krahasojeni me lëkurën e
njeriut. Të dyja kanë të njëjtën vlerë PH.
Gipsi përbëhet nga elementi kimik kalcium,
squfur, oksigjen dhe ujë. Guri i gipsit piqet në
temperaturë 120-180° C duke u shndëruar në “Allçi”.
Gjysëmhidrit dhe Anhidrit janë dy elementët bazë
për materialet e gipsit. Përzierja realizohet në
fabrikë (p.sh. për pllakat Knauf) ose në kantier
(p.sh. Gispin elektrik ose suvatë e gipsit).

Një klimë e balancuar ka shumë përparësi
Nuk ka ndjenjë më të mirë, se sa të jetosh në
një ambjent të rehatshëm me ajër të pastër. Që
të realizohet kjo, përdor Knauf-i gipsin. Ai
mund të japë ndihmesën e tij në dy aspekte. Nga
njëra anë nëpërmjet çlirimit të nxehtësisë, nga
ana tjetër nëpërmjet mbrojtjes nga zjarri.
Në shikimin e parë tingëllon çuditshëm: njeriu
nuk ka nevojë nxehje për tu ngrohur. Ai prodhon
vetë nxehtësi dhe e çliron atë ambjentit që e
rrethon, edhe në ambjente të ngrohura. Ai
ndjehet më mirë atëhere kur ndryshimi ndërmjet
temperaturës së trupit dhe ambjentit është e
vogël. Merrni në dorë materiale të ndryshme. Ju
do të vëreni, që ato çlirojnë ndjenjësi të
ndryshme nxehtësie. Kartongipsi p.sh. është i
ngrohtë dhe ju jep Ju ndjesi të këndshme.
Poret për një ndjenjësi më të mirë
Lagështia e ajrit ka një ndikim të madh. Në
dimër ai duhet të jetë 40-45%, në verë 50-60%.
Kjo është shumë e thjeshtë për tu realizuar,
mbasi gipsi përbëhet nga shumë pore të vogla, të
cilat kur nevojitet, thithin lagështirën dhe kur
bëhet thatë, e lëshijnë atë pësëri në ambjent.
Uji, që thith energjinë
Zjarri shpesh ka shkaktuar pasoja katastrofale.
Shtëpi, fshatra dhe qytete të tëra janë djegur.
Shkaku ka qenë marrja e masave të pakta dhe
aplikimi i materialeve të papërshtatshme. Gipsi
përmban 20 % ujë kristalor të lidhur dhe është
kështu në gjendje , në rast zjarri të thithi
sasi të madhe energjie. Muret përbëhen nga një
material jo i djegshëm, i cili përdoret gjatë
veshjes së konstruksionit. Krahas kësaj,
llogaritet që gipsi është pa erë dhe jo i
dëmshmëm dhe është absolutisht i padëmshëm për
lëkurën e njeriut.х
|